Foto:VCG
Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi të martën një mesazh urimi ministrit të Jashtëm Vivian Balakrishnan për 50-vjetorin e themelimit të Republikës së Singaporit.
Wang Yi u shpreh se gjatë 57 vjetëve pas themelimit, Singapori është bërë një ekonomi e rëndësishme në Azi e në botë dhe luan rol të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare e rajonale. Tani marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Singaporit ruajnë prirjen e mirë të zhvillimit, tha kreu i diplomacisë kineze, duke u shprehur i gatshëm të përpiqet së bashku me homologun singaporas për t'i nxitur marrëdhëniet dypalëshe të hyjnë në një fazë të re, në të mirë të popujve të të dy vendeve dhe të mbarë rajonit. (Çang Çuo)