Foto: VCG

Foto: VCG

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi të martën një mesazh urimi kryeministrit singaporas Lee Hsien Loong për 57-vjetorin e themelimit të Republikës së Singaporit.

Li u shpreh se gjatë 57 vjetëve pas shpalljes së Republikës, zhvillimi kombëtar i Singaporit ka arritur përparime të mëdha dhe marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Singaporit janë zhvilluar me sukses. Bashkëpunimi i nivelit të lartë ndërmjet të dy vendeve ka arritur zhvillime të reja. Pala kineze dëshiron që bashkë me palën singaporase të vazhdojnë të ndërtojnë së bashku "Një brez, një rrugë", të nxitin ndërtimin e korridorit të ri tokësor dhe detar, të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë digjitale, të zhvillimit të gjelbër etj. dhe të japin më shumë energji pozitive për paqen e lulëzimin rajonal, u shpreh kreu i qeverisë kineze në mesazhin e vet. (Çang Çuo)