Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh presidentes së Singaporit Halimah Yacob për ta uruar lidhur me 57-vjetorin e krijimit të Republikës së Singaporit.

Xi Jinping-u vuri në dukje se gjatë 57 vjetëve pas themelimit të republikës, Singapori ka ndjekur një rrugë zhvillimi që u përshtatet kushteve të veta kombëtare dhe ka arritur rezultate të mëdha në ndërtimin e vendit. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Singaporit janë të ngushta e miqësore, dhe të dyja vendet kanë një bashkëpunim të thellë dhe të gjerë. "Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Singapor dhe dëshiroj të përpiqem bashkë me Presidenten Halimah Yacob për t'i udhëhequr të dy vendet të ndërlidhin strategjitë e tyre të zhvillimit, të zgjerojnë bashkëpunimin e nivelit të lartë dhe të nxitin ngritjen e marrëdhënieve kino-singaporase në një nivel të ri, në të mirë të të dy vendeve dhe popujve të tyre," shkruan presidenti kinez në mesazhin e vet të urimit për 57-vjetorin e Republikës së Singaporit.