Foto nga CMS

Moduli laboratorik kinez "Mengtian", një nga dy modulet e tilla për Stacionin Hapësinor të Kinës, së fundmi është zhvendosur në vendin e nisjes së anijeve kozmike të Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore, bëri të ditur të martën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

Sipas planit, në vijim do të bëhen montimi dhe testimi përkatës, tha agjencia, pa bërë të ditur një afat kohor.

Të gjitha pajisjet në vendin e nisjes janë në gjendje pritjeje e të tëra sistemet për testim janë duke u përgatitur.

Moduli laboratorik "Mengtian", përbërësi i fundit i stacionit hapësinor, është planifikuar të niset në tetor.

Në atë kohë, stacioni hapësinor i Kinës do të zgjerohet nga moduli bazë në një strukturë me tre module në formë T-je, me modulin bazë "Tianhe" në qendër dhe dy modulet laboratorike, "Wentian" dhe "Mengtian", në të dyja anët. Në stacion mund të qëndrojnë e shumta gjashtë veta.

Moduli "Mengtian" ka si objektiv studimin shkencor të mikrogravitetit dhe është i pajisur me kabinete laboratorike shumëdisiplinore për fizikën e lëngjeve, shkencën e materialeve, shkencën e djegies, fizikën bazë dhe eksperimentet e teknologjisë hapësinore.

Aktualisht, stacioni hapësinor kinez përbëhet nga moduli kryesor, moduli laboratorik "Wentian" dhe anija kozmike e mallrave "Tianzhou-4" dhe në të gjendet ekuipazhi i "Shenzhou-14" prej tre anëtarësh. (Artan/Fani)