Foto nga VCG

Rregullatori i aviacionit i Kinës ka filluar të lehtësojë masat e pezullimit të lidhura me koronavirusin për fluturimet ndërkombëtare hyrëse, njofton “China Daily”.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) bëri të ditur se një fluturim ndërkombëtar me një rast të identifikuar të koronavirusit do të pezullohet për një javë nëse 4 për qind e pasagjerëve rezultojnë pozitivë dhe dy javë nëse 8 për qind e pasagjerëve rezultojnë pozitivë.

Kuota për fluturimet e sipërpërmendura nuk do të transferohet në linja të tjera dhe politikat përkatëse do të përshtaten në kohën e duhur sipas kërkesave për parandalimin e epidemisë, njoftoi CAAC.

Më parë, politika e rregullatorit të aviacionit ishte që nëse më shumë se 5 dhe më pak se 10 pasagjerë rezultojnë pozitivë, fluturimet do të pezulloheshin për dy javë. Pezullimi do të zgjasë për katër javë nëse 10 ose më shumë pasagjerë rezultojnë pozitivë, sipas rregullave në fuqi që nga 1 maji 2021. (Fatosi)