Foto nga VCG

Automjetet me energji të re (NEV) po hyjnë në korsinë e shpejtë në Kinë dhe sektori pritet të ndihmojë prodhuesit e makinave të vendit të kapërcejnë rivalët ndërkombëtarë, thanë analistët, citon “China Daily”.

Në qershor, shitjet e automjeteve elektrike dhe hibridëve plug-in arritën një rekord 596,000 njësi, 132 për qind më shumë nga viti në vit, duke i çuar dërgesat e përgjithshme në gjysmën e parë të vitit në mbi 2.6 milionë njësi dhe vlerësimet e shitjeve të plota në 5.5 milionë njësitë, njotoi Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Rritja e fuqishme do të ndihmojë sektorin e përgjithshëm të automjeteve të Kinës të shohë rritje pozitive këtë vit, tha Chen Shihua, zëvendëssekretari i përgjithshëm i CAAM.

Të dhënat nga Ministria e Sigurisë Publike treguan se kishte rreth 10.01 milionë makina elektrike dhe hibride plug-in në rrugë në Kinë deri në fund të qershorit.

Fu Bingfeng, sekretari i përgjithshëm i CAAM, ia atribuoi ngritjen e sektorit mbështetjes së qëndrueshme të politikave dhe inovacionit teknologjik, gjë që çoi në pranimin në rritje midis konsumatorëve.

Të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit treguan se autoritetet qendrore dhe lokale kanë zbatuar më shumë se 600 politika për NEV-të gjatë dekadës së fundit. (Fatosi)