Foto nga VCG

Observatori kombëtar i Kinës rinovoi të hënën alarmin portokalli për temperaturat e larta, ndërsa një valë e fortë të nxehti vazhdon në rajone të shumta të vendit, njofton “Xinhua”.

Të hënën, pjesë të Sichuan, Chongqing, Shaanxi, Shandong, Henan, Anhui, Jiangsu, Shanghai, Hubei, Guizhou, Hunan, Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Guangxi, Guangdong dhe Xinjiang përjetuan temperatura mbi 35 gradë celcius, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

Qendra këshilloi njerëzit që të shmangnin aktivitetet në natyrë gjatë orareve të pikut dhe u sugjeroi punëtorëve të shkurtojnë kohën e ekspozimit ndaj temperaturave të larta jashtë.

Po ashtu, qendra kërkoi të merren masa për të parandaluar zjarret e shkaktuara nga ngarkesa e tepërt e energjisë në tela dhe transformatorë për shkak të konsumit të tepërt të energjisë elektrike.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja.