Foto nga VCG

“SAIC-GM-Wuling” (SGMW), me qendër në Liuzhou në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, regjistroi shitje prej 1 milion njësish të automjeteve me energji të re (NEV), njofton “Xinhua”.

“SGMW”, një sipërmarrje e përbashkët midis “SAIC Motor”, “General Motors” dhe “Liuzhou Wuling Motors”, regjistroi shitje të NEV prej 293.258 njësi nga janari në korrik të këtij viti, 35 për qind më shumë në bazë vjetore.

Gjatë të njëjtës periudhë, kompania kishte shitur 270.732 njësi Hongguang MINI EV, një model NEV, 29 për qind më shumë nga viti në vit.

SGMW tani prodhon modele NEV duke përfshirë Hongguang MINI EV, Baojun KiWi EV dhe Wuling Nano EV.a. (Fatosi)