Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Ujore e Kinës dërgoi të dielën pesë ekipe pune në Hebei, Tianjin, Shanxi dhe Shaanxi për të dhënë udhëzime për parandalimin e reshjeve dhe përmbytjeve, njofton “Xinhua”.

Nga e diela deri të mërkurën, reshjet e shiut do të godasin zonat në pjesët veriore dhe veriperëndimore të vendit, sipas ministrisë.

Nivelet e ujit të disa lumenjve kryesorë në këto rajone, si Lumi i Verdhë dhe lumenjtë Haihe dhe Huaihe, ka të ngjarë të tejkalojnë nivelin e alarmit.

Në të njëjtën ditë, ministria organizoi një takim për të analizuar situatën e shiut dhe përmbytjeve në Kinën veriore, duke bërë thirrje për më shumë përpjekje në monitorimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e projekteve kryesore të ruajtjes së ujit për të garantuar sigurinë publike. (Fatosi)