Wang Wenbin (Foto: VCG)

Wang Wenbin (Foto: VCG)

Lidhur me komentet e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë mbi Tajvanin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Wang Wenbin vuri në dukje në një konferencë të rregullt shtypi të hënën se sofizmat e ShBA-së s'mund të mbulojnë faktin e qartë se është ShBA-ja që e ka ndryshuar statukuonë e tanishme në ngushticën e Tajvanit dhe nxit përshkallëzimin e situatës, është ShBA-ja që bën provokime të paarsyeshme dhe është po ashtu ShBA-ja që është e papërgjegjshme.

Wang Wenbin-i bëri të ditur se qysh katër muaj më parë, Kina i ka deklaruar vazhdimisht ShBA-së nëpërmjet kanaleve të ndryshme dhe në të gjitha nivelet se kundërshton me vendosmëri qëndrimin e Pelosit, duke theksuar se kjo lëvizje do të shkelë seriozisht parimin e “Një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane. Ky është një përshkallëzim i madh i sjelljes provokuese të ShBA-së dhe Kina nuk do të rrijë kurrë duarkryq, duke e paralajmëruar ShBA-në që të mos ketë iluzione dhe të mos bëjë gjykime të gabuara, përndryshe do të marrë përsipër përgjegjësinë për të gjitha pasojat.

"Ishte ShBA-ja që provokoi e para dhe pastaj Kina mori kundërmasa të ligjshme. Kundërmasat që ka marrë Kina kanë për qëllim ruajtjen e sovranitetit e të sigurisë kombëtare dhe janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe të brendshme. ShBA-ja shkeli parimin e ‘Një Kine’ dhe eci në rrugën e gabuar më tej, dhe tani e akuzon Kinën se ka përshkallëzuar situatën, gjë që është krejtësisht logjikë grabitësi,” tha zëdhënësi.(Çang Çuo)