Foto: VCG

Foto: VCG

Ndërtimi i anijes së dytë të madhe turistike të Kinës ka filluar në Shangai të hënën, çka tregon se Kina zotëron në thelb teknologjitë kryesore për projektimin dhe ndërtimin e anijeve të mëdha turistike.

Anija po ndërtohet nga Kompania e Ndërtimit të Anijeve "Waigaoqiao" e Shangait, një degë e Korporatës Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës (CSSC). Kjo gjithashtu nënkupton që Kina së shpejti do të jetë në gjendje të prodhojë në masë anije të mëdha turistike.

Anija do të jetë 341 metra e gjatë dhe 37.2 metra e gjerë, me tonazh bruto rreth 142 000.

Foto: VCG

Foto: VCG

Tonazhi bruto është një masë e vëllimit të përgjithshëm të brendshëm të një anijeje. Një ton bruto është i barabartë me 100 metra kub hapësirë. Anija më e madhe e lundrimit në botë deri më tani, e quajtur "Wonder of the Seas" ("Mrekullia e deteve"), ka tonazh bruto 238 860.

Anija e re turistike e Kinës do të jetë në gjendje të udhëtojë me një shpejtësi maksimale 22.7 milje detare në orë, thuajse sa shpejtësia mesatare e një anijeje turistike moderne në mbarë botën.

Ajo përmban gjithashtu dizajne të gjelbra, me dy kulla desulfurimi dhe sisteme të pakësimit katalitik selektiv (SCR) për të plotësuar standardet e rregulloreve të lëshimeve të Organizatës Detare Ndërkombëtare. (Çang Çuo)