Foto: VCG

Foto: VCG

Për të inkurajuar më tej njerëzit që të bëhen më aktivë fizikisht, Kina shpalli vjet një plan kombëtar mbi stërvitjen fizike, i cili synon që 38.5 për qind e popullsisë kineze të kalitet rregullisht deri në vitin 2025.

Projekti ambicioz, i cili shtrihet nga viti 2021 deri më 2025, ka tetë objektiva, duke përfshirë ndërtimin e objekteve e të instalimeve sportive publike, organizimin e më shumë lojërave dhe garave sportive publike dhe nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë sportive etj.

Foto: VCG

Foto: VCG

Me mbështetjen e nivelit bazë për të angazhuar njerëz nga të gjitha sferat e jetës nëpërmjet veprimtarive falas, vetëm në Shangai janë organizuar rreth 242 veprimtari sportive nga 6 deri më 14 gusht dhe rreth 400 vende publike janë hapur për banorët.

Përpjekjet e pandërprera të Kinës për të promovuar stërvitjen fizike kanë filluar të japin fryte. Sipas një raporti të fundit të publikuar sivjet, 67.5 për qind e njerëzve të moshës 7 vjeç e lart marrin pjesë në veprimtari fizike të paktën një herë në javë, një rritje 18.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-s. (Çang Çuo)