Foto nga VCG

Sipas të dhënave të publikuara të dielën nga Administrata Shtetërore e Valutave e Kinës, deri në fund të korrikut të këtij viti rezerva valutore e Kinës arriti në 3 trilionë e 104 miliardë e 100 milionë dollarë amerikanë, duke u shtuar me 32.8 miliardë dollarë në krahasim me fundin e qershorit, ose 1.07 %.

Zv.drejtorja dhe zëdhënësja e Administratës Shtetërore të Valutave Wang Chunying u shpreh se në tregun financiar ndërkombëtar, treguesi i dollarit amerikan u ngrit, nën ndikimin e politikës monetare të vendeve kryesore, të perspektivës së rritjes ekonomike, të parashikimit të inflacionit etj. Si rezultat, u ngrit çmimi i pasurive financiare globale, duke nxitur shtimin e rezervës valutore të Kinës.

Lidhur me këtë, kryeekonomisti i Bankës "Minsheng" të Kinës Wen Bin tha:

"Në korrik treguesi i dollarit amerikan u rrit 1.2 %. Njëkohësisht, ngritja e çmimit të pasurive kryesore në tregun global të aksioneve e të letrave me vlerë nxiti shtimin e rezervës valutore të Kinës. Sipas gjendjes së bilancit të pagesave të Kinës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ruajtja e suficitit të lartë në projektet e bilancit të pagesave ka hedhur baza për qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit të RMB-së dhe të tregut valutor."

Ndërsa sipas Wang Chunying-ut, tani gjendja ekonomike globale po përballon sfida serioze, dhe në tregun financiar ndërkombëtar janë shtuar faktorët e paqëndrueshëm e të paqartë. Megjithëkëtë, nuk do të ndryshojë gjendja e rimëkëmbjes së qëndrueshme ekonomike në Kinë, e cila do të vazhdojë të sigurojë qëndrueshmërinë e vëllimit të rezervës valutore të Kinës. (Fani/Artan)