Foto: VCG

Foto: VCG

Sanya, një qytet turistik bregdetar në provincën Hainan të Kinës Jugore, po përpiqet me shpejtësi të frenojë shpërthimin e fundit të COVID-19. Mjekë, punëtorë të vijës së parë dhe mbi 4 000 vullnetarë i janë bashkuar tashmë luftës kundër epidemisë në këtë qytet.
Nga 1 deri më 7 gusht, Sanya regjistroi 801 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe 409 infeksione asimptomatike, tha të hënën komisioni provincial i shëndetësisë.
Një grup pune u krijua për të zgjidhur çështjet me të cilat përballen mbi 80 000 turistët e bllokuar në qytet, të tilla si rimbursimi i udhëtimit. Qyteti ka urdhëruar gjithashtu hotelet të ofrojnë 50 për qind zbritje të çmimit të dhomave për klientët e bllokuar.
Një ekip i dërguar nga mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe i kontrollit të COVID-19 i Këshillit të Shtetit ka mbërritur në Hainan për të punuar së bashku me autoritetet bashkiake dhe provinciale për të frenuar shpërthimin e fundit. (Çang Çuo)