Foto nga VCG

Panairi i ardhshëm Ndërkombëtar i Kinës për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS) do të fokusohet për herë të parë në shërbimet mjedisore, bëri të ditur “Beijing Capital Group Exhibitions & Events”, një nga organizatorët e eventit.

Duke u fokusuar në fusha të tilla si energjia me karbon të ulët, ekonomia e karbonit, neutraliteti i karbonit dhe teknologjia e gjelbër, panairi do të shfaqë arritjet më të fundit dhe aplikimet teknologjike në sektorin global të shërbimeve mjedisore, në mënyrë që të inkurajojë kompanitë përkatëse për të inovuar dhe bashkëpunuar.

Si pjesë e panairit, do të mbahen afro 30 forume dhe takime për të diskutuar tema në lidhje me shërbimet mjedisore, si kulmi i karbonit dhe neutraliteti, tregtimi i karbonit dhe qytetet e gjelbra.

Kina ka njoftuar se do të përpiqet të arrijë kulmin e emetimeve të dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060.

“CIFTIS 2022” është planifikuar të mbahet në Pekin nga 31 gushti deri më 5 shtator. Ai do të përfshijë samitin global të tregtisë së shërbimeve, ekspozitat, forumet, publikimet e produkteve dhe teknologjive të reja, promovimet dhe diskutimet e biznesit dhe aktivitetet mbështetëse. (Fatosi)