Foto nga VCG

Industria e metaleve me ngjyra të Kinës pa një rritje të qëndrueshme të prodhimit në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, prodhimi i 10 llojeve të metaleve me ngjyra arriti në 32.83 milionë tonë në periudhën raportuese, me një rritje prej 1 për qind nga viti në vit.

10 metalet kryesore me ngjyra janë bakri, alumini, plumbi, zinku, nikeli, kallaji, antimoni, merkuri, magnezi dhe titani.

Në periudhën janar-qershor, prodhimi me vlerë të shtuar të sektorit u rrit me 5 për qind krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat. (Fatosi)