Foto nga VCG

Asetet nën menaxhimin e fondeve të ofertës publike të Kinës arritën në 26.79 trilionë juanë (rreth 3.97 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të qershorit, treguan të dhënat nga Shoqata e Menaxhimit të Aseteve të Kinës, njofton “Xinhua”.

Deri në fund të qershorit, gjithsej 10.010 fonde të ofertës publike u operuan nga 139 kompani të administrimit të fondeve, sipas shoqatës, një organ i industrisë i mbikëqyrur nga rregullatori kinez i letrave me vlerë.

Sipas të dhënave, shkalla e fondeve të mbyllura arriti në afro 3.27 trilionë juanë, ndërsa ajo e fondeve të hapura ishte rreth 23.52 trilionë juanë.

Shoqata bëri të ditur se nga 139 kompanitë e administrimit të fondeve, 45 janë të financuara nga jashtë, ndërsa 94 janë firma vendase. (Fatosi)