Foto nga VCG

Për ditë me radhë, personalitete nga Europa dhe Amerika Latine kanë dënuar me radhë vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit të Kinës.

Anëtari i Partisë Liberaldemokrate të Çekisë Jiri Kobza u shpreh se ShBA-ja zbaton gjithmonë standardin e dyfishtë, çka do të sjellë më shumë konflikte në rajone të ndryshme të botës. Ai i këshilloi politikanët amerikanë të mendojnë me kujdes para se të veprojnë, për të shmangur qëndrimet e pamatura.

Drejtori i Qendrës së Bashkëpunimit mes Serbisë e Vendeve Aziatike Zoran Spasiç shkroi një artikull, ku thuhet se vizita e Nancy Pelosit shkaktoi tensione rajonale dhe nuk ka asnjë përfitim. Stabiliteti i marrëdhënieve kino-amerikane lidhet me stabilitetin global. Procesi i vështirë i rimëkëmbjes ekonomike globale ka mundësi të pengohet për shkak të veprimit të rrezikshëm të palës amerikane.

Shkrimtari i pavarur polak Krzysztof Farion shkroi një artikull, ku thuhet se vizita e Nancy Pelosit në Tajvan shkeli parimin e “Një Kine” të premtuar nga ShBA-ja dhe Kina ka të drejtë të bëjë reagim të ashpër ndaj provokimit amerikan.

Profesori në Universitetin Shtetëror të Rios të Brazilit Elias Jabbour u shpreh se vizita e Nancy Pelosit nuk është një akt heroik që do të shënohet në histori, por një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. (Fani/Artan)