Foto nga VCG

Kapaciteti për prodhim të avancuar i qymyrit në Kinë është zgjeruar me një total prej 490 milionë tonë në vit që nga shtatori, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Sigurisë së Minierave gjatë një konference shtypi, citon “Xinhua”.

Administrata njoftoi se 147 miniera qymyri kanë arritur kualifikimet e nevojshme për kapacitetet për prodhim të avancuar që nga fillimi i këtij viti. Sipas administratës, Kina pati 190 aksidente minerare në periudhën janar-korrik, 14 për qind më pak nga viti në vit.

Administrata bëri të ditur se do të vijojë puna për garantimin e sigurisë dhe forcimit të mbikëqyrjes mbi sigurinë e minierave të qymyrit. (Irma)