Foto nga VCG

Kina do të ketë mbi 1000 pika piktoreske të ruajtjes së ujit në nivel kombëtar deri në fund të vitit 2025, bëri të ditur Ministria e Burimeve Ujore, citon “Xinhua”.

Gjatë periudhës 2021-2025 do të ndërtohen më shumë se 100 zona të tilla piktoreske, thuhet në udhëzimin e nxjerrë nga ministria.

Zhvillimi i parqeve ujore, që kombinon ruajtjen e ujit dhe bukuritë e peizazhit, mund të ndihmojë në ruajtjen e gjendjes së shëndetshme të lumenjve dhe liqeneve dhe të plotësojë nevojat në rritje të njerëzve për një jetë më të mirë.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, Kina ka 902 parqe kombëtare ujore duke përfshirë rezervuarin Xiaolangdi në Lumin e Verdhë, që mbulon 31 rajone të nivelit provincial në vend. (Irma)