Foto nga VCG

Kina rriti lidhjet e saj me ekonomitë e ASEAN-it gjatë pandemisë Covid-19 me një ritëm që SHBA s’e arriti dot, bëri të ditur një institut amerikan, citon “Xinhua”.

Premtimi i Kinës për vaksinat, ndihmën ndaj pandemisë dhe bisedat e nivelit të lartë midis liderëve rritën ndikimin e saj dhe forcoi lidhjet e saj me rajonin, thuhet në një raport të fundit nga Instituti i Politikave të Shoqërisë së Azisë me qendër në Nju Jork dhe Uashington.

Tregtia midis Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Kinës u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë, me rajonin që u bë partneri më i madh tregtar i Kinës, thuhet në raport.

ASEAN grupon vende si Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami. (Irma)