Foto nga VCG

Gjatë vizitës pak ditë më parë në rajonin e Tajvanit të Kinës, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi u shpreh se vizita e saj “promovoi paqen rajonale”. Pas kësaj, ministrat e Jashtëm të Grupit të 7 Vendeve (G7) bënë një deklaratë, ku shpifën se reagimi i arsyeshëm i Kinës ka mundësi të shkaktojë tensione rajonale dhe se duhet të “zgjidhen mosmarrëveshjet midis dy brigjeve në mënyrë paqësore.”

Megjithëkëtë, për ditë me radhë, mbi 100 vende të botës kanë shprehur qëndrimin e tyre në përkrahje të parimit të një Kine dhe të përpjekjeve të Kinës për mbrojtjen e sovranitetit e të tërësisë territoriale. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi se OKB-ja i përmbahet parimit të një Kine dhe respekton rezolutën nr. 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratuar në vitin 1971 lidhur me Kinën.

Eksperti pakistanez i ligjit ndërkombëtar Hassan Aslam Shad u shpreh se vizita e Nancy Pelosit në rajonin e Tajvanit ka shkelur Kartën e OKB-së dhe normat e ligjit ndërkombëtar, dhe Kina ka të drejtën të kundërpërgjigjet.

Që nga viti 1990, Kina ka marrë pjesë me radhë në 25 veprime paqeruajtëse të OKB-së, duke dërguar rreth 50 mijë ushtarakë paqeruajtës. Kina është vendi që ka dërguar numrin më të madh të trupave paqeruajtëse ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kina ka vendosmërinë për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të vendit dhe për mbrojtjen e paqes rajonale e botërore. (Fani/Artan)