Duke komentuar për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit të Kinës, të premten ish-ambasadori i Italisë në Kinë Alberto Bradanini dha një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), ku u shpreh se kjo vizitë është veprim provokues i ShBA-së, që synon të shkatërrojë stabilitetin dhe zhvillimin e Kinës.

Alberto Bradanini është i mendimit se, si një politikane e rëndësishme amerikane, vizita e Nancy Pelosit në rajonin e Tajvanit shkeli rëndë parimin e një Kine dhe sovranitetin e tërësinë territoriale të Kinës, gjë që do të sjellë sigurisht ndikim negativ mbi marrëdhëniet kino-amerikane dhe situatën globale.

Ish-ambasadori Bradanini vuri në dukje se, me veprimin e saj, ShBA-ja ka për qëllim që të mbrojë statusin e vet si superfuqi. ShBA-ja duhet të heqë dorë nga hegjemonizmi dhe të bashkëpunojë me vendet e ndryshme për të dhënë kontribut për mbrojtjen e paqes dhe të lulëzimit të njerëzimit.

Kina ka dhënë përgjigje për vizitën e Nancy Pelosit në rajonin e Tajvanit dhe ka ndërmarrë veprimet e arsyeshme e të duhura kundër forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”. Bradanini vlerësoi qëndrimin gjithmonë paqësor të Kinës dhe u shpreh se Kina duhet të shmanget nga synimi i ShBA-së për ta përfshirë në konflikt ushtarak.

“Dua të ritheksoj se Republika Popullore e Kinës nuk do të realizojë ribashkimin e atdheut nëpërmjet forcës. Nëse Kina bie në kurthin e konfliktit, atëherë vetëm ShBA-ja do të përfitojë,” tha ish-ambasadori italian në Kinë Alberto Bradanini. (Fani/Artan)