Foto nga VCG

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës lëshoi të premten një tjetër alarm blu për mot të keq, me stuhi e breshër, për zonat e Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Heilongjiang, Jilin, Liaoning, Shanxi, Hebei, Shandong, Jiangsu, Fujian dhe Sichuan, përcjell “Xinhua”.

Reshje të forta shiu parashikohet të ketë në shumë rajone në të gjithë vendin, në disa prej të cilave pritet të ketë deri në 60 mm reshje në orë.

Qendra këshilloi që të qëndrohet vigjilent për përmbytje të mundshme, rrëshqitje dheu dhe balte, si dhe rekomandoi reduktimin e aktiviteteve në natyrë.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson më të rëndën, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)