VCG

VCG

Presidenti i sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Abdulla Shahid përsëriti të enjten se OKB-ja i përmbahet Rezolutës 2758.

Duke komentuar mbi vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në Tajvan, Shahid vuri në dukje se pikëpamjet e tij "përputhen" me ato të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

"Asambleja e Përgjithshme do t'i përmbahet rezolutës përkatëse për këtë çështje," theksoi ai, duke shtuar se Rezoluta 2758 njeh Republikën Popullore të Kinës si përfaqësuesen e vetme të ligjshme të Kinës në OKB.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ripohoi të mërkurën politikën e “një Kine” të OKB-së, pas krijimit të tensioneve nga vizita e Pelosit në Tajvan.