foto:MJK

foto:MJK

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të bëjë vizita zyrtare në Bangladesh dhe Mongoli nga 6 deri më 8 gusht, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Bangladeshit A.K. Abdul Momen dhe ministrit të Jashtëm mongolez Batmunkh Battsetseg, tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying. Hua shtoi se kryediplomatët e Koresë së Jugut dhe Nepalit Park Jin e Narayan Khadka do të bëjnë vizita zyrtare në Kinë nga 8 deri më 10 gusht.