VCG

VCG

Autoritetet kineze kanë njoftuar një sërë kundërmasash ndaj ShBA-së pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit.

Masat përfshijnë anulimin e dialogëve në nivel komandantësh zonash midis dy ushtrive, takimet në nivel pune midis ministrive të mbrojtjes dhe një skemë konsultimi mbi sigurinë ushtarake detare.

Kina gjithashtu ka pezulluar negociatat për ndryshimin e klimës dhe bashkëpunimin dypalësh për riatdhesimin e imigrantëve të paligjshëm, ndihmën gjyqësore dhe luftën ndaj krimeve transnacionale dhe narkotikëve.