Foto: VCG

Foto: VCG

Prodhuesi kryesor kinez i automjeteve elektrike “BYD” ka planifikuar të shesë makina me energji të re në Izrael gjatë këtij viti, në partneritet me shitësin izraelit të automjeteve “Shlomo Motors”, njoftuan të dy kompanitë.

Dërgesa e parë e sedanëve “BYD” është planifikuar të mbërrijë në portin jugor të Izraelit të Eilat në tremujorin e tretë të vitit 2022, njoftoi “BYD” në një deklaratë, citon “Xinhua”.

Duke filluar nga shtatori, “Shlomo” do të hapë katër sallone të reja për konsumatorët që të përjetojnë modelet më të fundit të “BYD”.

“BYD”, shkurt për “Build Your Dreams”, u themelua në vitin 1995 me seli në Shenzhen.

Dy kompanitë nuk kanë specifikuar ende se cilat modele BYD do të ofrohen në Izrael. (Irma)