Foto: VCG

Foto: VCG

Shkencëtarët kinezë kanë hartuar strukturën e një proteine që rregullon rritjen e bimëve, një zbulim që mund të përdoret potencialisht në të ardhmen për të përmirësuar rendimentin e të korrave.

Bimët, të cilat zakonisht nuk lëvizin, mund të lëshojnë një hormon të quajtur “auxin”, për të nxitur rritjen dhe për të rregulluar orientimin nga dielli, citon “Xinhua”.

Studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës zbuluan strukturën me definicion të lartë të PIN1, një proteinë kryesore që transporton “auxin”, në “Arabidopsis thaliana”, një model për të kuptuar biologjinë molekulare të tipareve të bimëve.

Studiuesit zhvilluan një antitrup të vogël që mund të shënjestrojë me saktësi proteinën dhe më pas përdorën mikroskopin krio-elektronik për të bërë një fotografi të strukturës së saj tredimensionale.

Proteinat e familjes PIN luajnë një rol kryesor në dhënien e një drejtimi specifik për rritjen e bimëve, pasi këto proteina priren të shpërndahen në mënyrë të pabarabartë në membranat plazmatike, duke përcaktuar kështu se ku do të shkojë “auxin”, sipas studimit të botuar në revistën “Nature”. (Irma)