foto:IC Photo

foto:IC Photo

Kina ka vendosur sanksione kundër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, dhe rrethit të saj të ngushtë familjar, për shkak të vizitës së saj të fundit në rajonin e Tajvanit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying theksoi se Pelosi këmbënguli të vizitonte Tajvanin, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga qeveria kineze.

Zëdhënsja shtoi që një sjellje e tillë është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe shkel parimin e "Një Kine", duke përbërë kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit.