Foto:VCG

Foto:VCG

Çështja e Tajvanit është një punë e brendshme e Kinës dhe vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në këtë ishull kinez është një provokim dhe shkelje e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kinës e jo "mbrojtje e demokracisë dhe lirisë" siç e ka quajtur ajo, theksoi të enjten zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Ma Xiaoguan.

Ma i tha këto pasi ministrat e jashtëm të G7-s dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikat e jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell, akuzuan që "përgjigjja përshkallëzuese" e njoftuar nga pjesa kontinentale e Kinës "rrezikon rritjen e tensioneve dhe destabilizimin e rajonit".

"Çështja e Tajvanit është punë e brendshme e Kinës dhe jo një çështje rajonale," theksoi Ma, duke shtuar që masat e nevojshme kundërpërgjigjëse janë veprime të duhura e të ligjshme për mbrojtjen e sovranitetit e të tërësisë territoriale të vendit.

Ushtria Çlirimtare Popullore tha të martën që do të nisë një sërë operacionesh të shënjestruara ushtarake rreth Tajvanit pas vizitës së Pelosit.