VCG

VCG

Pekini ka njoftuar anulimin e një takimi ndërmjet ministrave të jashtëm të Kinës e Japonisë në Kamboxhia, ku të dy kryediplomatët ndodhen për të marrë pjesë në një varg veprimtarish të ASEAN-it.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i bëri thirrje të enjten bashkësisë ndërkombëtare që të kundërshtojë çdo lëvizje që sfidon parimin e "një Kine" dhe të bashkohet për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Wang Yi hodhi poshtë akuzat e pabaza të G7-s kundër veprimeve të arsyeshme dhe të ligjshme të Kinës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying theksoi se Kina është shumë e pakënaqur me deklaratën e përbashkët të vendeve të G7-s, duke përfshirë Japoninë, në lidhje me rajonin e Tajvanit.

Ajo shtoi se Japonia nuk ka të drejtë të bëjë komente të papërgjegjshme për çështjen e Tajvanit.