VCG

VCG

Fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në tre vjeç në Hong Kong nga e enjtja janë në gjendje të marrin vaksinën “Sinovac” kundër Covid-19, njoftoi qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR).

Ndërsa vala e pestë e infeksioneve Covid-19 në Hong Kong ka çuar në vdekje dhe raste të rënda te fëmijët, qeveria HKSAR u bëri thirrje prindërve që të planifikojnë vaksinimet për fëmijët e tyre të vegjël sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të ulin rreziqet, bën të ditur “Xinhua”.

Duke filluar nga 4 gushti, personat e moshës 50-59 vjeç në Hong Kong, që kanë marrë doza të treta të vaksinës “Sinovac” ose “Comirnaty”, mund të marrin gjithashtu një dozë të katërt të vaksinës të paktën tre muaj pas dozës së fundit.

Që nga fillimi i një programi të vaksinimit masiv në shkurt 2021, rreth 6.77 milionë njerëz ose 93 për qind e popullsisë së kualifikuar në Hong Kong kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave anti-Covid, ndërsa mbi 6.5 milionë ose 89.6 për qind e popullatës së kualifikuar ka marrë dy doza. (Elona)