Foto: VCG

Foto: VCG

Kina po bëhet më e gjelbër, me një rritje të qëndrueshme në mbulimin e saj të bimësisë nga viti 2000 në 2021-shin, sipas një libri zyrtar blu të publikuar të mërkurën.

Gjatë kësaj periudhe, indeksi i diferencës së normalizuar të bimësisë së Kinës (NDVI), një tregues kryesor i mbulimit të gjelbër, raportoi një rritje të qëndrueshme, thuhet në librin blu mbi Ndryshimet Klimaterike në Kinë (2022) të lëshuar nga Administrata Meteorologjike e Kinës, citon “Xinhua”.

Krahasuar me nivelin mesatar nga viti 2001 deri në vitin 2020, NDVI u rrit 7.9 për qind në vitin 2021, duke shënuar performancën më të mirë të mbulimit të bimësisë që nga viti 2000, sipas raportit, i cili vë në dukje se reshjet mesatare vjetore në Kinë gjithashtu treguan një tendencë në rritje.

Nga viti 1961 deri në vitin 2021, reshjet mesatare vjetore në Kinë regjistruan një rritje mesatare prej 5.5 milimetra çdo 10 vjet. (Elona)