Foto:CGTN

Foto:CGTN

Akti provokues i palës amerikane për çështjen e Tajvanit nuk është i rastësishëm, por një farsë e planifikuar me kujdes që ekspozon fytyrën e saj të shëmtuar të tradhtisë, tha të mërkurën këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin kamboxhian Samdech Techo Hun Sen në kryeqytetin e Kamboxhias Phnom Pen.

Përpjekja e ShBA-së për ta "frenuar Kinën me Tajvanin" nuk mund të ketë sukses dhe as nuk do ta ndryshojë prirjen historike që Tajvani do të kthehet në mënyrë të pashmangshme në atdhe, por vetëm do ta frymëzojë popullin kinez 1.4 miliardësh që të bashkohet si një trup i vetëm dhe të përshpejtojë ndërtimin e një vendi të madh modern socialist me karakteristika kineze, tha Wang

Çështja e Tajvanit, e cila lindi nga dobësia kombëtare dhe kaosi në atë kohë, me siguri do të marrë fund me përtëritjen kombëtare dhe forcat e "pavarësisë së Tajvanit" me siguri do të gjykohen nga historia, shtoi ai.

Hun Sen theksoi se Kamboxhia i përmbahet në mënyrë të vendosur parimit të "Një Kine", duke e parë Tajvanin si pjesë të patjetërsueshme territoriale të Kinës.

Kamboxhia kundërshton çdo fjalë apo vepër që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Kinën në mbrojtjen e interesave të saj thelbësore, duke qëndruar së bashku me popullin kinez 1.4 miliardësh, tha kryeministri kamboxhian.