Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha të mërkurën se vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit të Kinës ishte një "farsë e plotë", duke shtuar se "ata që luajnë me zjarrin, do të digjen vetë prej tij dhe ata që fyejnë Kinën do të ndëshkohen".

Wang i bëri këto komente në Kamboxhia, ku ndodhet për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Shtetet e Bashkuara po shkelin sovranitetin e Kinës nën petkun e "demokracisë", u tha ai gazetarëve.

"Tsai Ing-wen e Tajvanit dhe të tjerët përdorin Shtetet e Bashkuara dhe veprojnë kundër kauzës fisnike të kombit kinez. Këto veprime të mbrapshta nuk do ta ndryshojnë konsensusin ndërkombëtar mbi parimin e ‘Një Kine’ dhe as prirjen historike që Tajvani do të kthehet në atdhe,” vuri në dukje Wang Yi.