VCG

VCG

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi mbërriti të martën për një vizitë në rajonin e Tajvanit, duke shkaktuar rënien e tregut të aksioneve të ShBA-së në hapjen e tij po atë ditë. Të tre treguesit kryesorë të aksioneve të ShBA-së u mbyllën me rënie të martën.

Vetë Shtetet e Bashkuara po shtyhen drejt humnerës nga Pelosi.

Mundësia që Kina dhe ShBA-ja të ecin në drejtim të njëra-tjetrës po minohet seriozisht nga Pelosi.

Problemi i Tajvanit është çështja më e rëndësishme, më thelbësore dhe më e ndjeshme në marrëdhëniet Kinë-ShBA. Tani këto marrëdhënie ndodhen nën një trysni të lartë. Vizita e lideres aktuale të Kongresit amerikan në Tajvan në këtë kohë është pa dyshim një provokim serioz.

Para kësaj, pala amerikane ka garantuar vazhdimisht se parimi i “Një Kine” nuk ka ndryshuar e nuk do të ndryshojë dhe se ajo nuk e mbështet "pavarësinë e Tajvanit".

Por realiteti është se lojërat e fatit dhe marketingu politik i Pelosit dhe të tjerëve kanë dëmtuar seriozisht besueshmërinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe themelin politik të marrëdhënieve midis Kinës e ShBA-së, dhe do të dëmtojnë të gjitha nivelet e këtyre marrëdhënieve.

Marrëdhëniet ekonomike e tregtare janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve kino-amerikane.

Kina vijon të jetë burimi më i madh i importeve të ShBA-së. Në pesë muajt e parë të këtij viti, importet e ShBA-së nga Kina përbënin 16.7 % të vëllimit të përgjithshëm të importeve të saj. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare kino-amerikane sigurojnë 2.6 milionë vende pune në ShBA. Më shumë se 70 000 kompani amerikane kanë investuar në Kinë, dhe 97 % e tyre janë fitimprurëse.

Jo shumë kohë më parë, liderët amerikanë shprehën dëshirën e tyre për të bashkëpunuar në fushat ku ndërthuren interesat e ShBA-së me ato të Kinës. Por Pelosi preku vijën fundore të marrëdhënieve kino-amerikane dhe ndoqi interesat e saj personalë, duke dëmtuar interesat e përgjithshëm të ShBA-së dhe të popullit amerikan.

Perspektiva e tregtisë kino-amerikane do të mjegullohet përsëri nga keqbërjet e ShBA-së.

Aktualisht, përballë inflacionit të lartë, valëve të përsëritura të epidemisë dhe konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ekonomia e ShBA-së është nën presionin e rënies dhe të "rritjes": të dhënat ekonomike të ShBA-së në tremujorin e dytë ranë me 0.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe treguesi i çmimeve të konsumit e ShBA-së u rrit me 9.1 % në qershor. Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi me Kinën për të gjetur një zgjidhje.

Në këtë kohë, veprimet që përkeqësojnë marrëdhëniet kino-amerikane janë vetëshkëputje, duke bllokuar mundësinë e bashkëpunimit kino-amerikan dhe duke zvogëluar hapësirën për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dypalësh. Dëmin ndaj ekonomisë dhe jetesës së amerikanëve e vuan vetë ShBA-ja.

Është e dobishme për të dyja palët që Kina dhe ShBA-ja të ecin në të njëjtin drejtim me njëra-tjetrën.

ShBA-ja vepron kundër prirjes, duke lënduar veten e të tjerët dhe duke dëmtuar të gjithë botën.

Si dy ekonomitë kryesore të botës, vëllimi i përgjithshëm ekonomik i të dy vendeve e tejkalon një të tretën e vëllimit të përgjithshëm botëror dhe kontribuon për më shumë se 50 % të rritjes ekonomike të botës.

Shkatërrimi i marrëdhënieve kino-amerikane nga ShBA-ja do të ndikojë në shpresat e përgjithshme të ekonomisë botërore e të tregtisë globale dhe do të ketë një ndikim negativ në ekonominë globale.

Borxhi aktual i përgjithshëm kombëtar i Shteteve të Bashkuara i tejkalon 30 trilionë dollarët amerikanë dhe Kina mban rreth 1 trilion dollarë nga ky borxh. Që nga maji i këtij viti, Kina ka pakësuar mbajtjen e borxhit të ShBA-së për shumë muaj radhazi, dhe niveli i borxhit amerikan të mbajtur nga Kina ka rënë në 980.8 miliardë dollarë, që është vlera më e ulët që nga viti 2010.

Sipas analizave, nëse marrëdhëniet kino-amerikane përkeqësohen më tej, Kina mund të shqyrtojë mundësinë e uljes së mëtejshme të borxhit amerikan të mbajtur prej saj, gjë që do të ushtrojë më shumë presion mbi ShBA-në.

Nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në rrugën e vet, Kina ka ende shumë mjete ekonomiko-tregtare për të marrë kundërmasa.

Kina mund të vendosë kontrolle ndaj eksportit në ShBA të burimeve strategjike me epërsi absolute konkurruese dhe, në të njëjtën kohë, mund të zvogëlojë importet e naftës e gazit nga ShBA-ja e të rrisë importet e naftës dhe gazit nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara janë plotësisht përgjegjëse për këtë.

Populli kinez do të kuptojë më mirë domethënien e thellë të fjalëve “fuqi e vendit dhe ringjallje kombëtare”.

Veprimet e shëmtuara të politikanëve amerikanë nuk mund të ndryshojnë faktin historik dhe ligjor se Tajvani i përket Kinës dhe nuk mund të ndalojnë prirjen historike të ribashkimit të plotë të Kinës.

Tajvani do të jetë gjithmonë Tajvani i Kinës. Çdo ndërhyrje e jashtme përfundimisht do të mbetet një iluzion.