OKB-ja përsëriti të martën mbështetjen e vet për parimin e "Një Kine", duke vënë në dukje se ajo ndjek Rezolutën 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të vitit 1971.

Në përgjigje të pyetjeve për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit të Kinës, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Stephane Dujarric, tha:

"Politika e OKB-së për këtë çështje është se ne udhëhiqemi nga Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të vitit 1971 për 'Një Kinë'".

Më 25 tetor 1971, OKB-ja miratoi Rezolutën 2758, e cila pranon se përfaqësuesit e qeverisë së Republikës Popullore të Kinës (RPK) janë të vetmit përfaqësues të ligjshëm të Kinës në Kombet e Bashkuara.

Rezoluta e njeh gjithashtu RPK-në si një nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.