Foto:CMG

Foto:CMG

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, nisi të martën një vizitë në Tajvan, duke mos marrë parasysh kundërshtimin e fortë dhe protestat serioze të palës kineze. Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe departamente të tjera kanë shprehur njëri pas tjetrit kundërshtimin e tyre të vendosur dhe dënimin e fortë lidhur me këtë.

Shumë media kryesore amerikane, institute studimi politikash dhe ish-politikanë nga disa vende aleate të ShBA-së kanë deklaruar gjithashtu publikisht se udhëtimi i Pelosit në Tajvan është një lojë e rrezikshme, pavarësisht çfarëdo arsyeje për të cilën është bërë. Studiuesi britanik Martin Jacques shkroi: "Sjellja provokuese e Pelosit për çështjen e Tajvanit do t'i çojë ShBA-në dhe botën drejt çrregullimit e paqëndrueshmërisë".

Ministria e Punëve të Jashtme kineze theksoi në një deklaratë se vajtja e Pelosit në Tajvan si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, në çfarëdo forme apo për çfarëdo arsyeje, është një provokim i madh politik i përshkallëzimit të shkëmbimeve zyrtare ndërmjet ShBA-së dhe Tajvanit. "Ky është një akt shumë i rrezikshëm i lojës me zjarrin, dhe ata që luajnë me zjarrin, do të digjen vetë prej tij," thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.