Foto: VCG

Foto: Visual People

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos nga e marta nisi kthimin gradualisht në funksionimin normal, me shpërthimin e fundit të Covid-19 nën kontroll, sipas Qendrës së Reagimit dhe Koordinimit të Koronavirusit.

Makao nuk ka raportuar asnjë rast të ri në komunitet për nëntë ditë rresht dhe të gjitha rezultatet e raundit të fundit të testimit masiv në fundjavë dolën negative, duke treguar rreziqe të reduktuara ndjeshëm të transmetimit të virusit, citon “Xinhua”.

Sipas një urdhri të nënshkruar nga shefi ekzekutiv i Makaos, Ho Iat Seng, nga e marta rihapen vendet e brendshme argëtuese, përfshirë palestrat dhe baret. Shërbimet publike dhe ato financiare gjithashtu do të rikuperohen gradualisht. Grupet që konsiderohen se kanë rreziqe më të larta të infektimit të virusit do të vazhdojnë të bëjnë teste falas të acidit nukleik për gjashtë ditë duke filluar nga e marta, njoftoi qendra. Banorëve u kërkohet ende të mbajnë maska në publik. (Elona)