Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ka ndërtuar një rrjet të gjerë “shefash të rrugëve” në të gjithë vendin për t'u kujdesur për rrugët në zonat rurale. Deri në fund të qershorit, vendi kishte 641.000 “shefa të rrugëve”, njerëz në qarqe, qyteza dhe fshatra që janë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugëve rurale lokale, sipas Ministrisë së Transportit, citon “Xinhua”.

Skema kryesore e rrugëve mbulonte 95.2 për qind të qeverive në nivel qarku të ngarkuara me menaxhimin e rrugëve rurale.

Kina ka prezantuar gjithashtu programe të ngjashme, si “kryetarët e lumenjve”, për të përmirësuar zbatimin e politikave.

Zhvillimi i infrastrukturës rurale, veçanërisht ndërtimi i rrugëve, ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitalizimin e zonave rurale. (Elona)