Foto: VCG

Foto: VCG

Metropoli jugor kinez i Shenzhen të hënën filloi të lejojë automjetet plotësisht autonome të lëvizin në rrugë të caktuara, pasi hyri në fuqi një rregullore lokale për automjetet inteligjente dhe të lidhura me internetin.

Rregullorja përcakton që automobilat plotësisht autonome, pa drejtues, mund të lëvizin në rrugë në zonat e përcaktuara nga departamenti lokal i menaxhimit të trafikut, përcjell “Xinhua”.

Rregullorja përcakton gjithashtu rregullat për përgjegjësinë në aksidente automobilistike që përfshijnë automjete autonome me ose pa drejtues.

Të hënën, kompania fillestare e drejtimit autonom me bazë në Shenzhen, “DeepRoute.ai”, kreu testim rrugor në qendër të qytetit Shenzhen. Një makinë e kompanisë pa shofer përfundoi një udhëtim prej 9.6 km në rreth gjysmë ore. Maxwell Zhou, shefi ekzekutiv i “DeepRoute.ai”, tha se rregullorja e re do të ndihmonte kompanitë autonome të përmirësojnë nivelet e tyre të teknologjisë dhe të përshpejtojnë komercializimin e drejtimit autonom. Kompania ka optimizuar më tej algoritmin dhe ka ripërdorur strategjinë e sigurisë për testimin e rrugëve, tha Zhou. (Elona)