Foto: VCG

Foto: VCG

Këshilltari i shtetit, Wang Yong, bëri thirrje për kontroll të plotë të përmbytjeve dhe përpjekje për lehtësimin e thatësirës, për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve.

Wang, gjithashtu kreu i Shtabit Shtetëror të Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës, i dha udhëzimet ndërsa inspektoi Ministrinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe kryesoi një video-konferencë mbi kontrollin e përmbytjeve dhe punën për lehtësimin e thatësirës, bën të ditur “Xinhua”.

Duke vënë në dukje se Kina është në një periudhë kritike të luftimit të përmbytjeve dhe përballet me një situatë komplekse dhe të zymtë të fatkeqësive natyrore, Wang u kërkoi autoriteteve përkatëse të qëndrojnë vigjilente. Sipas tij, duhen bërë përpjekje për të forcuar sistemet e monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm për shirat e dendur, tajfunet dhe ngjarje të tjera të rënda të motit.

Wang nënvizoi gjithashtu nevojën për përpjekje për të përmirësuar koordinimin ndër-rajonal, për të zhvendosur njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore në kohën e duhur dhe për të minimizuar humbjet dhe viktimat. (Elona)