Më 2 gusht, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin e Kinës. Ky është një përshkallëzim i lidhjeve të fshehta ndërmjet ShBA-së dhe Tajvanit, me qëllime të këqija dhe me pasoja shumë të rënda. Ky veprim është një shkelje e rëndë e sovranitetit dhe e tërësisë territoriale të Kinës, një shkelje e rëndë e parimit të “Një Kine” dhe e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një pabesi e ShBA-së për premtimin serioz politik që i kishte dhënë Kinës, duke u dërguar një sinjal shumë të gabuar forcave të "pavarësisë së Tajvanit". Ne e kundërshtojmë me vendosmëri këtë dhe shprehim dënimin dhe protestën tonë të fortë.

Uebsajti i Zyrës të Çështjeve të Tajvanit pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës

Uebsajti i Zyrës të Çështjeve të Tajvanit pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës

Ka vetëm një Kinë në botë, dhe Tajvani është pjesë e Kinës. Parimi i “Një Kine” është një normë e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një konsensus i përgjithshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Çështja e Tajvanit është punë e brendshme e Kinës dhe nuk lejohet asnjë ndërhyrje e huaj. Për disa kohë, qeveria amerikane vazhdimisht ka thënë fjalë dhe ka kryer vepra të gabuara për çështjen e Tajvanit, duke ngritur vazhdimisht nivelin e shkëmbimeve zyrtare me Tajvanin, duke rritur lidhjet ushtarake midis Tajvanit e Shteteve të Bashkuara, duke i shitur vazhdimisht armë Tajvanit dhe duke e ndihmuar Tajvanin të orvatet "të refuzojë ribashkimin me forcë ". Kongresi i ShBA-së shpesh ka bërë komente të gabuara në lidhje me Tajvanin dhe ka propozuar e miratuar shumë projektligje negative mbi Tajvanin. Ajo që ka bërë ShBA-ja është një orvatje për të shtrembëruar dhe zbrazur parimin e “Një Kine”, për të luajtur "kartën e Tajvanit", "për të shfrytëzuar Tajvanin për të kufizuar zhvillimin e Kinës”, si edhe për të penguar procesin e ribashkimit të plotë të Kinës dhe përtëritjen e kombit kinez. Administrata e tanishme e ShBA-së jo vetëm që nuk i ndryshon gabimet e rënda të bëra nga administrata e mëparshme, por përkundrazi, ajo tërheq më tej aleatët, bashkon forcat për të luajtur "kartën e Tajvanit" dhe sulmon në mënyrë agresive Rezolutën 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përhap thënien e rreme që "statusi i Tajvanit është i pasigurt" dhe përpiqet të promovojë ndërkombëtarizimin e problemit të Tajvanit.

"Ndarja e Tajvanit" është pengesa më e madhe për ribashkimin e atdheut tonë dhe një rrezik serioz i fshehur për përtëritjen kombëtare. Autoritetet e DPP-së i përmbahen me kokëfortësi qëndrimit të gabuar të "pavarësisë së Tajvanit", janë të gatshme të veprojnë si peng për forcat antikineze në Shtetet e Bashkuara që duan të frenojnë Kinën, dhe provokojnë në mënyrë shumë të pamatur duke kërkuar "pavarësinë e Tajvanit". Ky është një keqvlerësim i plotë i situatës dhe një përllogaritje e gabuar! Për hir të interesave të tyre, ata sfiduan me kokëfortësi parimin e “Një Kine”, refuzuan të njohin "Konsensusin e vitit 1992", krijuan konfrontim ndërmjet dy brigjeve të ngushticës dhe me kokëfortësi "u mbështetën te Shtetet e Bashkuara për të kërkuar pavarësinë". Skema e autoriteteve të DPP-së për "pavarësi" dhe lidhjet me Shtetet e Bashkuara për të shitur interesat kombëtare kineze vetëm sa do ta shtyjnë Tajvanin në humnerën e katastrofës dhe do të sjellin dëme serioze për shumicën e bashkatdhetarëve tajvanezë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Ribashkimi i atdheut dhe përtëritja e madhe e kombit kinez kanë hyrë në një proces historik të pakthyeshëm. Atdheu duhet të bashkohet dhe do të bashkohet patjetër. Kjo nuk mund të shmanget nga vullneti i disa forcave kokëforta kundër Kinës në anën e ShBA-së, as nuk do të ndikohet nga ëndrrat me sy hapur të forcave separatiste të "pavarësisë së Tajvanit". Koha dhe prirja e realizimit të ribashkimit të atdheut janë gjithmonë në duart tona. Pavarësisht se çfarë veprimesh ndërmarrin forcat amerikane antikineze dhe autoritetet e DPP-së, ato nuk mund ta ndryshojnë faktin që Tajvani është pjesë e Kinës. Pavarësisht se si Pelosi apo të tjerët "mbështesin Tajvanin për të frenuar Kinën", ata nuk mund ta ndalojnë procesin historik të ribashkimit të Kinës.

Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të shohë qartë koordinatat historike të çështjes së Tajvanit, të njohë faktin dhe statusin që të dyja anët e ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kine, t'i përmbahet parimit të “Një Kine” me veprime praktike, të respektojë dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane dhe të mos ecë më tej në rrugën e gabuar. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të DPP-së që të braktisin plotësisht komplotin e "pavarësisë së Tajvanit" dhe të mos i shkojnë deri në fund rrugës pa krye të "pavarësisë së Tajvanit". Përndryshe, çdo akt i kërkimit të "pavarësisë" do të shkatërrohet nga forca e fuqishme e popullit kinez që kundërshton "pavarësinë" dhe promovon ribashkimin.