Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh të martën se parimi i “Një Kine” është konsensusi i bashkësisë ndërkombëtare, themeli politik i lidhjeve të Kinës me vendet e tjera, thelbi i interesave kyçe të Kinës dhe një vijë e kuqe dhe fundore që nuk mund të kalohet.

VCG

VCG

Duke folur për çështjen e Tajvanit, Wang tha se disa njerëz në ShBA po sfidojnë vazhdimisht sovranitetin e Kinës dhe po nxisin qëllimisht telashe në dy brigjet e ngushticës së Tajvanit. Kina nuk do të pranojë kurrë lëvizje të tilla, theksoi kryediplomati.

Të martën, Wang Yi dha një intervistë pas Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe vizitës në Azinë Qendrore, duke shpjeguar qëndrimin solemn të Kinës mbi çështjen e Tajvanit.

Wang tha se gjatë vizitës, liderët e të gjitha vendeve deklaruan qartë në takimet dhe bisedat e tyre se ata i përmbahen me vendosmëri politikës së “Një Kine”. Të gjithë ata besojnë se Tajvani është pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës dhe kundërshtojnë ndërhyrjen e forcave të huaja në punët e brendshme të Kinës. Kjo tregon edhe një herë se parimi i “Një Kine” është aspirata e bashkësisë ndërkombëtare dhe prirja e përgjithshme.

Kryediplomati kinez theksoi se pabesia e palës amerikane në çështjen e Tajvanit është e mjerueshme dhe mund ta falimentojë më tej besueshmërinë kombëtare të ShBA-së. Disa politikanë në ShBA kujdesen vetëm për interesat e tyre, luajnë me zjarrin mbi çështjen e Tajvanit dhe bëhen armiq të popullit 1.4 miliardësh kinez, gjë që nuk do të ketë kurrë përfundim të mirë. Ekspozimi i fytyrës ngacmuese të ShBA-së ndaj botës vetëm mund t'ua bëjë më të qartë popujve të të gjitha vendeve se ShBA-ja është shkatërruesja më e madhe e paqes së tanishme.