VCG

VCG

Logjika e ShBA-së, që provokon të tjerët dhe nuk lejon ta kundërshtosh, është prej grabitësi, u shpreh të martën në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është shprehur që Kongresi amerikan është një institucion i pavarur dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vendos vetë në do ta vizitojë Tajvanin. Sipas tij, nëse Kina krijon krizë, përgjegjësia bie mbi Pekinin. Kur iu kërkua nga gazetarët të komentonte mbi këto deklarata, Hua Chunying theksoi: "Mendoj se e gjithë bota e sheh shumë qartë se ShBA-ja po ndërmerr veprime provokuese, duke çuar në përshkallëzimin e tensioneve përgjatë ngushticës së Tajvanit, dhe ShBA-ja duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për këtë. Fjalët e sekretarit të Shtetit të ShBA-së Bliken ngatërrojnë të drejtën me të gabuarën, duke demonstruar edhe nje herë thellësisht mendësinë hegjemoniste dhe logjikën prej grabitësi të disa njerëzve në ShBA, d.m.th. ‘unë mund të të provokoj pa shkak, por ti nuk duhet të kundërshtosh ose të mbrosh veten”.