Foto:CMG

Foto:CMG

Nëse Pelosi viziton Tajvanin, kjo do të jetë një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës, do të dëmtojë seriozisht sovranitetin e integritetin territorial të Kinës e do të shkelë parimin e "Një Kine", do të kërcënojë seriozisht paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, do të minojë seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane dhe do të shkaktojë ngjarje e pasoja shumë të rënda. Kështu u shpreh të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian lidhur me vizitën e mundshme në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi.

Zhao Lijian theksoi se, pavarësisht se kur apo si mund të shkojë Pelosi në Tajvan, kjo do të ishte një shkelje serioze e parimit të "Një Kine" dhe e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, do të dëmtonte seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane dhe do të shkaktonte patjetër një ndikim politik negativ. Kina me siguri do të marrë kundërmasa të forta e të vendosura për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.

Në mbrëmjen e 1 gushtit, Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës publikoi një video të titulluar "Qëndrojmë në gatishmëri dhe zbatojmë urdhrin për të luftuar", e cila konsiderohet si paralajmërimi i fundit për vizitën e mundshme të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së në Tajvan.