Foto: VCG

Foto: VCG

Banka qendrore e Kinës u zotua të hënën se do të ruajë rritjen e qëndrueshme të parave e të kredive, duke parandaluar rreziqet financiare te huadhënësit, sipas një deklarate nga një konferencë për planifikimin e punës për gjysmën e dytë të këtij viti.

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, tha se do të mbajë likuiditetin të mjaftueshëm me mjete të shumta monetare dhe do të ofrojë më shumë mbështetje financiare për ndërmarrjet private të vogla dhe mikro.

Banka qendrore premton gjithashtu të parandalojë rreziqet financiare në bankat e vogla e të mesme dhe të ruajë kanale të qëndrueshme financiare për sektorin e pasurive të paluajtshme, duke u kërkuar të ashtuquajturave kompani të platformës të përfundojnë ndreqjen rregullatore. (Çang Çuo)