“Mirror”më 25 korrik

“Mirror”më 25 korrik

Autoritetet në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) kanë nisur hetimiet mbi incidentin në koncertin e grupit të djemve “Mirror”, për të gjetur shkakun nëse rënia e monitorit në skenë ka qenë prej neglizhencës, apo jo, bën të ditur “China Daily”.

Një zyrtar bëri të ditur se sekretari për Kulturë, Sport dhe Turizëm Kevin Yeung Yun-hung do të mbikëqyrë dhe koordinojë personalisht hetimin.

Sipas tij, Departamenti i Punës po heton organizatorët për të parë nëse siguria e stafit të koncertit ishte e mbrojtur sipas Urdhëresës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Policia e Hong Kongut po heton nëse ka pasur neglizhencë profesionale apo përgjegjësi të tjera penale dhe do të kontaktojë personat për të ndihmuar në hetim.

Gjatë koncertit të së enjtes mbrëma, një panel i madh video ra në skenën e stadiumit ndërsa më shumë se një duzinë interpretues ishin në të. Dy prej balerinëve u lënduan. Asnjë prej pjesëtarëve të grupit “Mirror” nuk u lëndua.

Sipas një hetimi fillestar, një nga litarët metalikë që mbante pezull ekranin u këput. Organizatori i koncertit anuloi tetë shfaqjet e ardhshme të grupit që ishin planifikuar në “Coliseum”. (Irma)