Foto: VCG

Foto: VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) njoftoi se ka miratuar aplikimet për 350.000 banorë për të marrë një subvencion të papunësisë prej 10.000 dollarë HK (1273 dollarë).

Përmes një deklaratë, qeveria bëri të ditur se skema është një masë e përkohshme, për të ofruar një subvencion të njëhershëm prej 10.000 dollarë HK për personat që kanë humbur punën prej valës së pestë të pandemisë, për të reduktuar stresin e tyre financiar para se të gjejnë një punë tjetër, përcjell “China Daily”.

Në mesin e 30.690 kërkesave të pranuara deri në afatin e fundit, rreth 27.500 kërkesa u janë dhënë përfundimisht subvencione, ndërsa vendimi për refuzim është lënë në fuqi për rreth 3190 aplikime.

Qeveria HKSAR bëri të ditur se ata që janë aprovuar për të marrë subvencione por rezultojnë të papërshtatshëm duhet të kthejnë paratë.

Policia gjithashtu ka ndërmarrë veprime kohët e fundit për 39 raste të mashtrimit, ku të dyshuarit kanë dhënë informacione të rreme gjatë aplikimit për programin. (Irma)